Take a fresh look at your lifestyle.

Mediumi serb: Futbolli në Serbi u varros këtë fundjavë

Dyshimet për kurdisje të ndeshjeve kanë mbërthyer shumë shtete kur po zhvillohen takimet e fundit e edicioneve.

Duket se futbolli serb është duke u përballur me parregullësi të shumta pasi para pak kohe kishte pasur dyshime të mëdha për kurdisje të ndeshjeve.

Mediumi serb “Kurir” ka shkuar aq larg sa në një artikull të publikuar kanë shkruar se “futbolli serb u varros fundjavën që lamë pak”.

“Pas 120 vjetësh, shumë uljeve e ngritjeve, shumë gëzimeve e lotëve, me trishtim i themi lamtumirë futbollit serb. Sporti më i popullarizuar në botë u varros në Serbi në fundjavën që e lamë pas. Futbolli serb ka luftuar për një kohë të gjatë, në javët e kaluara ishte në gjendje kritike, por më nuk arriti të mbahej. E shtuna ishte fatale. Tri ndeshjet që u luajtën në këtë ditë e goditën për vdekje”, shkruan “Kurir”, përcjell Demokracia.com.

“Aq shumë kurdisje të paskrupullta nuk janë parë asnjëherë në histori të këtij sporti. Kemi ardhur në një situatë ku nuk mund të na ndihmojë as ‘Calciopoli’. Tani gjithçka është e parëndësishme. Topi është i pakuptimtë, topi është shpuar. Dhe e gjitha për shkak të mbijetesës në Superligë?! I vetmi vend në botë ku “nuk bën” të biesh nga liga është Serbia”.

Edhe në Kosovë ka dyshime të mëdha për kurdisje të ndeshjeve, sidomos kur kampionati elitar po shkon drejt fundit.

Madje, sipas disa raportimeve, UEFA është duke hetuar tri skuadra.