Take a fresh look at your lifestyle.

Pamje: Ushtari izraelit i jep “rafall” grushtesh protestuesit, tjetri shqelm në kokë

Dhuna që ka shpërthyer në Jerusalem dhe në Gaza po dokumentohet përmes syrit të kamerave. Pamje shqetësuese ka publikuar gazeta britanike, The Guardian.

Në një video të përmbledhur me pamje nga lokacione të ndryshme, një ushtar rrëzon një protestues të paarmatosur dhe fillon ta godasë shpejt e në mënyrë të përsëritur me grusht në kokë, përderisa i rrëzuari e mbulon kokën për t’u mbrojtur nga goditjet.
Një polic i rri te koka protestuesit, ndërsa një ushtar tjetër e godet me shqelm në kokë, shkruan Gazeta Express.

Gjatë pamjeve shihen edhe protestues të tjerë duke hedhur gurë, punëtorë të ekipeve emergjente duke bartur persona të lënduar, shpërthim të shok-granatave në xhami dhe fluturim të raketave në qiell.

Në pamje tjera të brenda së njëjtës video shihet një skenë kaotike e njerëzve dhe një pus uji që ka marrë ngjyrë të kuqe nga përzierja me gjak.

Paralajmërim: Pamjet e mëposhtme përmbajnë skena dhune dhe nuk preferohen për persona të njdeshëm dhe fëmijë nën moshën 16-vjeçare.