Take a fresh look at your lifestyle.

Punëtori po i numëronte paratë, në atë moment hyjnë hajnat – detaje për grabitjen e armatosur në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër A.H dhe D.T, për shkak të dyshimit të bazuar për grabitje të armatosur.

“Më datë 05.05.2021, rreth orës 19:45 minuta në Pejë, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme për vete, të pandehurit duke vepruar si bashkë kryes dhe nën kërcënimin e armës, shkojnë në filialin e “IPKO”-së, ku kishte qenë duke punuar i dëmtuari V.K, në atë mënyrë që gjersa i dëmtuari kishte qenë duke i numëruar paratë e pazarit, të pandehurit futen në brendi të filialit të veshur me rroba me ngjyrë të zezë dhe nën kërcënimin e pushkës nga i dëmtuari grabit paratë, e më pas largohen nga vendi i ngjarjes ku të njëjtit më pas arrestohen nga policia”, njofton gjykata.

“Me këto veprime të pandehurit A.H dhe D.T si bashkëkryes kishin për të kryer veprën penale grabitje nga neni 317 par. 3 lidhur me par.1 dhe 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”.