Take a fresh look at your lifestyle.

Vetëm sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë vaksinuar rreth 200 persona

Edhe më tej po vazhdon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Në një konferencë për media, koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori”, Niman Bardhi tha se vetëm sot janë vaksinuar rreth 200 persona.

Sipas tij, sot shënohet dita e shtatë e vaksinimit të personelit shëndetësor e cila ka filluar nga data 5 maj.

“Jemi në ditën e shtatë me radhë nga 5 maji e tuje mbi procesin e vaksinimit në sallën 1 tetori. Aktualisht për sot kemi mbi 200 të vaksinuar, edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Deri më sot kemi kaluar mbi 4000 doza të vaksinës Pfizer në sallën “1 Tetori”, deklaroi ai.

Ai po ashtu tha se deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 29 mijë persona