Take a fresh look at your lifestyle.

Nëna e Ronaldos befason me deklaratën: Do ta bind atë të transferohet në këtë skuadër

Nëna e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo tha se ajo do të flasë me djalin e saj dhe “do të përpiqet ta bindë atë që të kthehet te Sporting Lisbona”.

Sportingu i Lisbonës është kualifikuar në Ligën e Kampionëve duke fituar titullin e kampionit në Portugali pas 19 vjetësh, shkruan Demokracia.com.

Nëna e Cristiano Ronaldos tha se ajo do të bëjë gjithçka që mundet që super ylli portugez të kthehet në klub.

Ronaldo ishte pjesë e skuadrës së Sportingut në hapat e parë të karrierës së tij para se të transferohej te Manchester Unitedi në gusht të vitit 2003.

Ai më pas u transferua në Real Madrid në verën e vitit 2009 dhe u mor nga “Bianconerët” pas nëntë vjetësh në kryeqytetin spanjoll, në Madrid.

E ardhmja e tij në “Allianz Stadium” është e pasigurt, pasi Juventusi ka rrezikuar shumë dhe mund të mbetet në pozitën që nuk ia siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

“Unë do të flas me të dhe do të përpiqem ta bind atë që të kthehet vitin e ardhshëm në stadiumin Alvalade dhe për të veshur ngjyrat e Sportingut”, tha nëna e Ronaldos pr TVI 24.

Ronaldo shënoi golin e tij të 100-të në fanellën e Zonjës së Vjetër mbrëmë, kur Juventusi fitoi 3-1 ndaj Sassuolo në Mapei Stadium.