Take a fresh look at your lifestyle.

Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të ketë vranësira herë–herë që parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.