Take a fresh look at your lifestyle.

MSH: Afro 8 mijë qytetarë të vaksinuar për dy ditë

Gjatë dy ditëve të fundit në vend janë vaksinuar 7 mijë e 742 qytetarë me vaksinën anti-COVID.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilëve numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar deri më tani është 39,321, shkruan Gazeta Express.

“Vaksinimi kundër COVID-19 ka vazhduar sot për qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare të regjistruar në e-kosova dhe sipas termineve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë dy ditëve të fundit janë vaksinuar 7.742 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i qytetarëvë të vaksinuar deri më tani është 39.321”, thuhet në njoftim.

“Vaksinimi po vazhdon përmes caktimit paraprak të termineve për qytetarët, të cilët janë regjistruar dhe kanë aplikuar përmes platformës e-kosova, të cilët kontaktohen dhe ftohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga QKMF-të në komuna, sipas listave të tyre në dispozicion”, njoftohet tutje.

MSH-ja po ashtu bën të ditur se ditëve në vijim do të krijojë mundësi të tjera shtesë për regjistrim të të gjithë qytetarëve deri në arritjen e objektivit të vaksinimit të rreth 60% të popullsisë. /Gazeta Express/