Take a fresh look at your lifestyle.

Në Ditë të Bajramit: Pejani plagoset nga të maskuarit që kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij

Një tentim vrasje dyshohet të ketë ndodhur në Nobërgjan të Pejës në Ditën e Bajramit.

Sipas Policisë, ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë).

Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë dhënë.