Take a fresh look at your lifestyle.

Si ranë në grackë palestinezët, Izraeli i mashtroi me një njoftim – i bllokoi në tunele dhe i bombardoi

Pasi që u publikua lajmi që ushtria izraelite ka filluar ofensivën me këmbësorinë në Gaza, ministria izraelite e Mbrojtjes, ka njoftuar se asnjë ushtar i saj nuk është futur në Rripin e Gazës, dhe se bëhet fjalë për një gabim në komunikim.

Megjithatë, shpejt u kuptua se për çfarë në të vërtetë bëhet fjalë. Siç raporton Israel National News, bëhet fjalë për një mashtrim të qëllimshëm që forcat e armatosura izraelite njoftuan se do të fillojnë ofensivën me këmbësorinë e saj, duke e bërë Hamasin të mashtrohet dhe të dërgojë luftëtarët e saj në tunelet nëntokësore. Dhe aty ishte fundi i tyre, transmeton Telegrafi.

Kur forcat ajrore izraelitë filluan bombardimet, tunelet ishin cak i tyre. Në minutën e 35-të të sulmit mbi rrjetin e tuneleve të Hamasit, Izraeli shkatërroi afro një kilometër kalim nëntokësor, ku besohet se janë vrarë 10 militantë të Hamasit.

Rreth 160 aeroplanë kanë bombarduar tunelet dhe raportohet se janë hedhur 450 bomba – përkatësisht rreth 80 tonelata eksplozivë. Bëhet fjalë për rrjetin e tuneleve nëntokësore, që janë dhjetëra kilometra të gjatë dhe të shpërndarë në pjesën veriore të Gazës.

Në këto tunele Hamasi mban armatim dhe pajisje të ndryshme ushtarake që i shfrytëzojnë për bombardime mbi qytetet izraelite. /Telegrafi/