Take a fresh look at your lifestyle.

Messi afër të arrijë një tjetër rekord në La Liga

Lionel Messi është afër të arrijë një rekord tjetër në kuadër të La Ligas.

Messi ka fituar shtatë herë çmimin “Pichichi” për golashënuesin e La Ligas duke lënë prapa Telmo Zarran i cili kishte fituar gjashtë herë këtë trofe, shkruan lajmi.net.

Por, 33 vjeçari është afër të thyejë një rekord tjetër, në kategorinë e golashënuesit.

Messi tani ka 30 gola, shtatë më shumë se Benzema dhe Moreno dhe në rast se ai shpallet golashënues i vitit, gjë që është shumë e mundur, do të thyejë një rekord të ri.

Messi me fitimin e “Pichichit” të 5-të me radhë do ta thyejë rekordin e Alfredo Di Stafnos dhe Hugo Sanchez të cilët kanë fituar nga katër herë me radhë.