Take a fresh look at your lifestyle.

Ishujt sekretë në Europë për të shmangur turmat, pas hapjes së masave anti-COVID

Ndërkohë që shumë vende po mundohen të koordinojnë listat e udhëtimeve dhe pasaportat e vaksinës, rezervimi i një udhëtimi të këndshëm nëpër Europë mund të kthehet në një sfidë në vetevete këtë sezon veror.

Kjo ama mund të jetë diçka më e mirë nga ç’e kishit menduar për sa i përket planeve tuaja për pushime këtë verë – shmangia e vendeve të mbi-populluara me turistë mund të kthehet në një forcë që na shtynë për të eksploruar pjesë të kontientetit tonë që nuk i kishim ditur që ekzistojnë.

Në këtë rast, po flasim për mijëra (po, po mijëra) ishuj sekretë Europianë. Qetësia, kultura, kuzhina, të gjithë togfjalëshit tuaj të preferuar që jeni mësuar t’i dëgjoni gjithmonë kur vjen puna tek pushimet.

Këto janë disa nga ishujt sekretë më mbresëlënës në Europë.


Lastovo gjendet mes kepit më verior të Puljas së Italisë dhe jugut të Kroacisë, ku mblidhet kolektivi i ishujve të njohur Kroat, në bregdetin Dalmatian.

Pamjet nga lart të këtij ishulli do t’ju bënin të besonit se po flitet për brigje diku në Bahamas. Është thuajse shumë perfekt për të mos iu kujtuar Karaibet.

Edhe pse është masa tokësore më e madhe mes 47 ishujve të tjerë të këtij bregdeti, është shtëpia e vetëm një hoteli, Triton-i i cili ofron akomodim me pamje madhështore dhe restorante fare pranë detit.

Një fakt tjetër interesant është se ky vend ofron një nga qiejt Europian më të populluar nga yjet gjatë natës (diçka kjo, e provuar shkencërisht).

Skocia është shtëpia e më shumë se 790 ishujsh, gjë që e bën të zë vendin e dytë në mes të mijëra grumbuj ishujsh të tjerë Nordik dhe Skandinav përgjatë të gjithë kontinentit.

Nëse e planifikoni siç duhet, baticat do t’ju lejonin akses nga ishulli Sky deri në ishullin Oronsay me anë të një rruge të ngritur, gjë që vetëm sa ja shton këtij ishulli aspektin e tij mistik.

Peizazhet dramatike e bëjnë këtë vend një mundësi perfektë për të bërë ecje përgjatë terrenit, për të parë kodrat, shpellat që shkojnë deri në 60 metra lartësi, si dhe një bregdet me një ngjyrë blu të thellë dhe të akullt. Përfshirja e këtij ishulli në pushimet tuaja të ardhshmë në zona malore, nuk do të kishte si të quhej gabim.