Take a fresh look at your lifestyle.

Ambasadori italian reagon pas konfiskimit të kokainës në Kosovë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se dje në Kosovë është zhvilluar operacioni më i madh kundër drogës.Orlando tha se bashkëpunimi mes Italisë, Kosovës dhe Shqipërisë sollën një sukses të madh ndërkontinental.
Diplomati italian shtoi se këtë sukses po e feston me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin, dhe ekipin operacional që mori pjesë në aksion.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë, Guardia di Finanza dhe Polizia italiane kryen operacionin më të madh kundër drogës në Kosovë, duke kapur 400 kg kokainë. Sot, festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me Mininistrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale.Jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit!”.