Take a fresh look at your lifestyle.

Arrestohet Xhevdet Januzaj pasi vrau babanë e nxënëses në Pejë

Xhevdet Januzaj është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për vrasjen e babait të nxënëses së tij në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po, është arrestuar sonte rreth orës 20:10. Tash vijojnë procedurat, intervistohet dhe i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, tha Gashi.

Gëzim Kastrati, 50-vjeç, u vra me armë zjarri dje, pak metra larg banesës së tij në Pejë. I dyshuari kryesor është Xhevdet Januzaj, ish- kujdestari i klasës së vajzës së viktimës në shkollën “Dardania” në Pejë.

Arsimtari i Fizikës ishte dënuar me tri vite e gjashtë muaj burgim dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për vepren penale “sulm seksual”, të kryer në vitin 2019, ndërsa nxënësja – viktimë e këtij rasti, ishte vajza e Gëzim Kastratit., në atë kohë 13-vjeçare.

Sipas familjes së viktimes, kohëve të fundit u kishte ardhur atyre te banesa dhe i ruante me sakicë. Veprimet e tij i kishte denoncuar në polici Gëzim Kastrati., një ditë para se të vritej, thotë djali i tij. Por, familja e viktimës kishte marrë kërcënime nga profesori edhe në të kaluarën që të tërhiqeshin nga deklarata e tyre për sulm seksual ndaj nxënëses.