Take a fresh look at your lifestyle.

Digjen me benzinë shtëpia dhe veturat e shefit të klubit të famshëm evropian

Shtëpia dhe disa vetura të shefit ekzekutiv të Celtic, Peter Lawwell, janë djegur me benzinë në orët e hershme të mëngjesit të mërkurën.

Mediat britanike raportojnë se të dyshuar me veturë në lëvizje kishin hedhur “bombë benzine” në veturat e Lawwell.

Vetura e tij e parkuar pranë shtëpisë kishte shpërthyer dhe flaka ishte shpërndarë nga vetura në shtëpinë e tij në Glasgov.

Zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin dhe shefi i Celtic bashkë me familjen – që shpëtuan pa lëndime nga ky sulm – u larguan në një vend të sigurt nga policia