Take a fresh look at your lifestyle.

Emrat e ambasadorëve të cilët u propozuan të lirohen nga detyra dhe ata që tashmë u liruan

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka përcjellur tek presidentja Vjosa Osmani propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik të të gjithë ambasadorëve të Republikës së Kosovës të emëruar politikisht.

Ky lajm u bë i ditur nga këshilltari i lartë i ministres Gërvalla, Kreshnik Ahmeti, i cili theksoi se MPJD falënderon të gjithë ambasadorët për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm’, ka thënë ai.

E ambasadorët e Kosovës të cilët tashmë është kërkuar lirimi i tyre nga detyra janë: Nait Hasani, Gjergj Dedaj, Lirim Grajqevci, Avni Arifi, Amir Ahmeti, Arbër Vllahiu, Gëzim Kasapolli, Shpend Kallaba, Avni Kastati dhe Ylber Hysa.

E është vetë Qëndrim Gashi i cili ka njoftuar se poashtu është liruar nga detyra e ambasadorit në Paris.Gashi tha se kjo kërkesë ka ardhur pas kërkesës së tij të bërë në dhjetor të vitit të kaluar.

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador në Paris në vitin 2015, nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga.

Përpos Gashit nga detyra tashmë është liruar edhe Beqë Cufaj. Beqë Cufaj ishte ambasador në Gjermani, ndërsa ishte emëruar në prill të vitit 2018 nga ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Në dekretin e presidentes Osmani u kërkua që vendimi të hyjë në fuqi që në momentin e nënshkrimit./Lajmi.net/