Take a fresh look at your lifestyle.

Pejani qëllon me pushkë ajrore dy persona

Një burrë nga Peja ka qëlluar me pushkë ajrore dy persona, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën “Mustafë Kelmendi” në Pejë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore.

“Rr. Mustafë Kelmendi, Pejë 18.05.2021-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka qëlluar me pushkë ajrore dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore”, njofton policia.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.