Take a fresh look at your lifestyle.

Video ku Rama paralajmëronte dëbimin e Sali Berishës: A e kapërcen dot oqeanin?

Sot ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me familjen e tij është shpallur “non-grata” në SHBA. Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken përmes një postimi në Twitter.

Mirëpo a ka pasur informacion kryeministri aktual Edi Rama lidhur me këtë lajm. Jo tani, por dhe vite më parë? Në vitin 2019, në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?

Berisha nuk dëgjohet teksa i kthen përgjigje, por kuptohet se i thotë: Sa herë të due.