Take a fresh look at your lifestyle.

Armëpushim? Takimi sonte në orën 19:00

Sulmet ajrore vazhdojnë në Rripin e Gazës. Sirenat që paralajmëronin sulmet me raketa u dëgjuan tërë ditën në qytetet e Izraelit.

Kabineti i sigurisë i Izraelit është planifikuar të takohet në orën 19:00 dhe burimet thonë se nuk ka pasur ende bisedime me Hamasin. Sipas një burimi, kreyministri izraelit, Benjamin Netanyahu ndoshta do ta miratojë një marrëveshje të njëanshme armëpushimi me kabinetin, raportojnë mediat izraelite.
Më shumë se 100 sulme ajrore izraelite u kryen në Gaza këtë mëngjes, në kombinim me bombardimet e kryera nga marina izraelite. Midis shënjestrave të tyre, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit goditën një numër raketahedhësish, dy depo armësh të operuara nga Hamasi dhe shtëpitë e komandantëve të tjerë nga ai grup.

Forcat izraelite gjithashtu vazhduan fushatën e tyre kundër rrjetit të tuneleve nëntokësore të përdorura nga Hamasi, duke shkatërruar dy tunele të tilla sot.