Take a fresh look at your lifestyle.

Debat në seancë: Haradinaj pyet Kurtin se a u rekrutua nga shërbimet serbe, i reagon Konjufca

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se a është rekturuar nga shërbimet serbe dhe se a po e mban kjo peng, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit lidhur me “eleminimin e kriminelëve të luftës”.

Haradinaj ka pyetur se a është Kosova në rrezik nga Kurti, apo nga ata që luftuan për lirinë e vendit, raporton Demokracia.com.

“Tregona se a je i rekrutuar nga shërbimet serbe dhe se a po të mban kjo peng. A është ma rrezik Kosova prej teje si i rekrutum prej sherbimeve serbe gjatë qëndrimit në burg, apo nga qytetarët që kanë luftuar për lirinë e vendit?”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ndaj kësaj i ka reaguar kryeparlamentari, Glauk Konjufca, i cili i ka kërkuar “të ketë kujdes me fjalorin”.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur interpelancë për ministrin e Financave, Hekuran Murati.