Take a fresh look at your lifestyle.

Dy persona dhunojnë një të mitur në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë

Një e mitur në Mitrovicë dyshohet se është dhunuar nga dy persona. Express merr vesh se rasti ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Rajonit të Mitrovicës, ku ka njoftuar se dy të dyshuarit për këtë rast tashmë janë arrestuar.

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, derisa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor. Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Një rast i veprës penale ,,Dhunimi” është raportuar me datë 18.05.2021 në Mitrovicë, ndërsa pas veprimeve hetimore nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve pranë DRP-Mitrovicë Jugu dhe të Prokurorit të shtetit për të mitur të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me datë 19.05.2021 është arritur që të identifikohen dhe në bazë të dyshimeve të bazuara të arrestohen dy persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale të dhunimit ndaj viktimës femër e moshës së mitur.

Me vendim të prokurorit viktima e këtij rasti është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të të dyshuarve, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor. Hetuesit policorë në bashkëpunim me prokurorin për të mitur do t`i vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.