Take a fresh look at your lifestyle.

I vranë gruan, hakmerret ndaj bandës rivale duke e kthyer burgun në kasaphanë

Policia në Guatemala thotë se të paktën shtatë të burgosur janë vrarë gjatë një beteje midis bandave rivale në një burg në Quetzaltenango.

Shumicës së tyre iu prenë kokat, ndërsa anëtarët e bandave Mara Salvatrucha dhe Barrio 18 sulmonin njëri-tjetrin.
Burgu, 200 km nga kryeqyteti, u ndërtua për të strehuar 500 të burgosur, por ka më shumë se 2,000 të tillë.

Rreth 500 oficerë policie u vendosën për të marrë kontrollin e burgut, tha zëdhënësi i Policisë Kombëtare Jorge Aguilar.

Burimet e policisë thanë për mediat se një nga të burgosurit kishte urdhëruar sulmin ndaj anëtarëve të bandës rivale në shenjë hakmarrje për vrasjen e gruas së tij, e cila ishte qëlluar për vdekje nga dy burra në motor orë më parë.

Pothuajse gjysma e afërsisht 3,500 vdekjeve të dhunshme në vit në Guatemala kryhen nga bandat, thonë zyrtarët.