Take a fresh look at your lifestyle.

Ministria e Financave ngrinë një milion euro, dyshohet për financim të terrorizmit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dalë në një konferencë për media duke thënë se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta dhe pagesave të dyfishta të parregullta.

Murati po ashtu ka thënë se rreth 1 milion euro janë ngritë e që kanë të bëjnë me shpëlarje të parasë dhe financim të terrorizmit.

Nuk dihet se për cilën fushë të terrorizmit bëhet fjalë.

“Kemi bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, ku janë identifikuar prej barazimit që kemi kërkuar, më 11 maj. Ka dhe raste tjera ku ka pas pagesë të dyfishtë dhe të parregullt. Keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Në kapacitetin e kryesuesit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare që janë ngrirë edhe një shumë rreth 1 milion euro, që dyshohet kanë të bëjnë me shpëlarje të parave dhe financim të terrorizmit”, ka thënë Murati.