Take a fresh look at your lifestyle.

Në Kuvend po diskutohen problemet e qytetarëve, deputeti i LVV-së merret me kravatën

Debatet rreth temave të nxehta në Kuvend, për marrëveshjen me Serbinë, asaj me NATO-n, ngacmimet seksuale ndaj vajzave të mitura, kriza ekonomiko-sociale dhe situata me pandemi në Kosovë, nuk e kanë shqetësuar aspak deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Shqetësimi i Bashës është fokusuar te rregullimi i kravatës, raporton Zeri.info.

Basha ka hapur në seancë llaptopin e tij, duke ndjekur një video në Youtube se si rregullohet kravata.

Madje ai shihet duke praktikuar udhëzimet e dhëna në video në kravatën e tij.

Basha në zgjedhje ka marrë 10 mijë e 311 vota nga banorët e Kosovës që të jetë zë i tyre për përmirësimin e jetës dhe nuk besojmë se ndonjë nga ta është i interesuar të dijë si i rri kravata.