Take a fresh look at your lifestyle.

Tahiri- Kurtit: Kush janë kriminelet e luftës në institucionet e Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në debatin parlamentar në Kuvend e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se kush janë kriminelët që gjenden në institucionet e Kosovës.

Ai ka kërkuar sqarime nga kryeministri, për deklaratat e tij në Bruksel, derisa ka e ka pyetur se a janë kriminelë ata që luftuan për çlirimin dhe pavarësimin e vendit, raporton demokracia.

“Po ja përkujtojmë kryeministrit tonë se që kriminel të luftës janë Milloshoviqi, Llazarevic, Lubisha Dinkoviq, Arkan e Marianoviq e plotë të tjerë që kanë planifikuar komanduar e kryer krime e kanë komanduar bandat vrastare në Republikën e Kosovës. Pra këta janë përgjegjës për mbi 400 masakra, ku u vra mbi 13 mijë civil e u zhduken mijëra të tjerë. Ne i kërkojmë kryeministrit tonë që të jap sqarime për deklaratat e tij, kush janë kriminelet e luftës në Kosovës që duhet larguar nga institucionet tona. Pse z. Kryeministri nuk e ka guximin që t’i thotë Vuçiqit në sy se ai është një bashkëpunëtor i Sheshelit e Millosheviqit, dy figurat më vrastare e famë keqe. Pse nuk e ka guximin ta ballafaqoj kryeministren serbe, Ana Bërnabiq e Vuçiqin më këto deklarata. Pse duhet ta zgjerojë hartën e krimeve, pse duhet ta përfshij në një hartë të tillë edhe Kosovën, pse deklaratat e tilla duhet të citohen nga media ndërkombëtare. Pra është e rëndësishme që kryeministri të sqaroj kush janë kriminelet e luftës që gjenden në institucionet e Kosovës, a janë kriminelet ata që ishin veteranë dhe luftuan për çlirimin dhe pavarësimin e këtij vendi”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se Kurti para gazetarëve në Bruksel kishte deklaruar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ecin përpara duke eliminuar nga skena politike kriminelët e luftës. Kjo deklaratë e Kurtit ngjalli reagime të shumta