Take a fresh look at your lifestyle.

3,940 raste aktive me coronavirus, MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe të regjistrohen për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

MSH sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe të regjistrohen për vaksinim, ndërsa deri tani mbi 53 mijë persona të vaksinuar

MSH thotë se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

“MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Regjistrohuni në platformën: https://ekosova.rks-gov.net/, si forma më e mirë dhe më e shpejtë për të u regjistruar për Vaksinim.