Take a fresh look at your lifestyle.

A do të na lejojë kjo fundjavë të bëjmë plazh në Shqipëri?

Moti i kësaj fundjave do jetë i favorshëm për ata që duan ta kalojnë në bregdet.

Pavarësisht mëngjeseve të freskëta, temperaturat gjatë mesditës do të rriten ndjeshëm, deri në 30 gradë Celsius. Sipas parashikimit të Meteoalb, e diela sjell tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve të ultesirës perëndimore shënon deri në 31 gradë Celcius.

Parashikimi për fundjavën nga Meteoalb:

Fundjava paraqitet kryesisht me mot të kthjellët. Edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do ketë reshje.
Edhe pse mengjeset e kësaj fundjave do jenë të freskët parashikohet që temperaturat e mesditës të rriten ndjeshëm ku e shtuna ngjit termometrin në 27-30 gradë Celsius. Ndërsa e diela sjell tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve të ultesirës perëndimore shënon 30 gradë Celcius, ndonjë zonë të veçantë edhe mbi 31 gradë Celsius.