Take a fresh look at your lifestyle.

Deputetja gjermane: Kosova është strofka e terroristëve

Deputetja gjermane nga partia e majtë, Zhaklin Nastiç, ka dhënë deklarata skandaloze në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë.

Nastiç i ka bërë apologjetikë popullit serb, duke dënuar sulmet e NATO’s, derisa ka thënë se në Beograd është shprazur mbi 20 mijë ton bomba,.

“bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në Luftwaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshti me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO’s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”, deklaroi ajo.

Ajo ka hedhur akuza të mëtejshme ndaj Kosovës, duke marrë për bazë raportimet e medieve serbe, teksa tha se “në Kosovë është strofka e terroristëve”.