Take a fresh look at your lifestyle.

Mitrovicë: Katër të maskuar e armatosur rrahin me shufra metalike pronarin e kafes dhe dy kamarierët

Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë në një kafiteri në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka thënë së është raportuar për një rrahje në një kafiteri ku katër persona të dyshuar meshkuj, të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta dhe me shufra metalike kishin hyrë në lokal dhe kishin sulmuar me shufra metalike pronarin e kafiterisë dhe dy kamerierët e lokalit meshkuj kosovarë.

Si pasojë e sulmit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal.

Të dyshuarit për momentin janë të paidentifikuar dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.