Take a fresh look at your lifestyle.

Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen në Hagë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj sot feston ditëlindjen e tij, raporton Gazeta Express.

Por, kësaj radhe ai feston më ndryshe se herave të tjera pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucati dhe disa bashkëluftëtar tjerë.

Ditëlindjen Haradinajt ia uruan familjarë e miq të tij nga distanca, duke i uruar shëndet.

Urimet më të përzemërta i mori nga vajza dhe gruaja e tij, Ariana dhe Gjejlone Haradinaj.

“Urime ditlindja heroi im , Te dua pa kufi ”, ka shkruar Ariana duke ia bashkangjitur postimit edhe dy fotografi me babanë e saj.

“Urime ditëlindja edhe shume vite !!! Me të gjitha të mirat e botës!!! “, ka shkruar gruaja e tij, Gjejlone Haradinaj.

Kujtojmë se Nasim Haradinaj po akuzohet nga Gjykata Speciale për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.