Take a fresh look at your lifestyle.

Në Kosovë mbahen dy marshe: Njëri në mbështetje të Izraelit, tjetri Palestinës

Konflikti izraelit-palestinez ka ndarë në dysh popullin e Kosovës.

Ditë më parë në Prishtinë u organizua një marsh protestues në përkrahje të popullit palestinez. E kjo bëri që të ketë reagime të shumta.

Madje për këtë qëllim sot do të mbahen edhe dy marshe. Njëri pro Izraelit e tjetri pro Palestinës.

Forumi Rinor i “Naša Inicijativës” ka paralajmëruar marsh solidarizues me popullin palestinez në Prizren. (Lidhja e Prizrenit, ora 13:45)

Po ashtu organizohet marsh solidarizues me popullin hebre. (Sheshi “Skenderbeu”, Prishtinë, ora 14:00)

Sipas organizatorit, Arlind Imeri, ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre.

Kujtojmë se pas disa ditësh luftime, mbrëmë është arritur armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Palestinës. /Lajmi.net/