Take a fresh look at your lifestyle.

Spanja hap kufijtë për të gjithë nga 7 Qershori: Vetëm me një kusht

Të gjithë udhëtarët e vaksinuar mund të shkojnë në Spanjë me pushime nga data 7 qershor. Lajmin e bën me dije vetë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Ai tha se po bëhen përpjekje për ringjallje të industrisë së turizmit, e njëkohësisht duke patur parasysh pandeminë e koronavirusit. Vendimi vlen për gjithë vendet, pavarësisht origjinës.

“Nga 7 qershori, të gjithë personat e vaksinuar dhe familjet e tyre do të mirëpriten në shtetin tonë, Spanjën, pavarësisht vendit të origjinës”, deklaroi Sanchez në një panair ndërkombëtar të turizmit në Madrid, të mbajtur sot.

Ai po ashtu ka njoftuar se udhëtarët nga Britania mund ta vizitojnë Spanjën për pushime nga java tjetër.

I njohur si vendi i dytë më popullor për turistët pas Francës, Spanja regjistroi 83.5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Ndërkohë që Spanja hedh hapunb e madh, vendet e BE në tërësi ende nuk kanë nxjerrë një deklaratë si do veprohet me personat nga jashtë bllokut që duan të pushojnë në vendet e BE. Ndërsa për qytetarët e BE kufijtë do hapen, me pasaportë vaksinash të miratuara nga EMA. Ndërsa për ata të vaksinuar me vaksina si Sinovac apo vaksina ruse, shtetet do vendosin individualisht.