Take a fresh look at your lifestyle.

Studim: Qentë më të zotë se testet e shpejta për zbulimin e koronavirusit

Studimi francez tregon se qentë janë në gjendje të zbulojnë praninë e koronavirusit me një saktësi 97%.

Qentë janë më të mirë në zbulimin e Covid-19 tek njerëzit sesa testet e shpejta, sipas studimit francez.

Hulumtimet e kryera në spitalin Necker-Cochin të Parisit, tregojnë se qentë janë në gjendje të zbulojnë praninë e virusit me saktësi 97%.

Gjithashtu qentë ishin 91% të saktë për të dedektuar mostrat negative.

Sipas studimeve të fundit testet e shpejta identifikojnë virusin me një saktësi prej 72%.

“Këto rezultate janë konfirmim shkencor i aftësisë së qenve për të zbuluar nuhatur Covid-19”, tha bordi i spitalit të Parisit, duke shtuar se studimi, i cili pritet të botohet në një përmbledhje shkencore është i pari i këtij lloji, raporton The Guardian.