Take a fresh look at your lifestyle.

3,840 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840.

Ndryshe, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID.

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anti-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetarë

MSH thotë se procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin.

“MSH u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e bërë për media.