Take a fresh look at your lifestyle.

Ftohen punonjësit shëndetësor të Kosovës ta marrin dozen e dytë të vaksinës në Kukës

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka ftuar të gjithë punëtorët shëndetësorë të cilët janë vaksinuar në Kukës më datë 20/21 mars, të paraqitën në qendrën e vaksinimit të të njëjtit qytet të marrin dozën e dytë të vaksinës “Astra Zeneca”.

Sipas njoftimit të FSSHK-së, punëtorët shëndetësorë duhet të paraqitën më datë 24 maj (e hënë) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:30, shkruan Gazeta Express.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë duhet të kenë me vete kartelën e verifikimit të marrjës së dozës së parë në Kukës, për t’u futur në sistemin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas njoftimit, ata të cilët e kanë marrë me datë 27 mars do të njoftohen me kohë.

Përgjatë periudhës së marsit, 500 mjekëve nga Kosova iu është ofruar vaksinimi me vaksinën anti-Covid nga Shqipëria. /Gazeta Express/