Take a fresh look at your lifestyle.

Një nga thesaret më të çmuara mirë të fshehura në Spanjë: Një fshat idilik në hijen e shkëmbinjve kolosalë

Në Spanjën Verilindore, në rajonin Huesca, jo shumë larg kufirit me Francën, ekziston një fshat i vogël idilik i quajtur Agüero

Mirëpo, ajo që e bën fshatin Agüero të veçantë, dhe pse alpinistët nga e gjithë bota vijnë këtu, është formacioni mahnitës i shkëmbinjve që ngrihen 200 metra mbi fshat, transmeton Telegrafi.

I ashtuquajturi Mallos de Agüero, Los Mallos, është një zgjatim i Pirenejve, i cili mbyll luginën e lumit Gállego në anën veriore. Formimi i shkëmbit është po aq i vjetër sa edhe Pirenejtë – rreth 65 milionë vjet.

Erozioni i erës dhe ujit i kanë krijuar këto monolite të mrekullueshme prej argjile dhe guri ranor që ngrihen pothuajse në mënyrë mbrojtëse mbi fshatin dhe luginën.

Më mbresëlënës është shkëmbi që është i ndarë nga pjesa tjetër e formacionit – Peña Sola.

Gjithashtu, jo shumë larg Agüero-s është shpella Al-Foraz, kështu që ky vend është i përsosur për ata që duan të gjejnë qetësi dhe të ikin nga tollovia e qytetit në paqen e natyrës.

Është një destinacion popullor sidomos për alpinistët, speleologët dhe paraglajdistët, entuziastët e raftingut dhe skijimit.