Take a fresh look at your lifestyle.

Parashikimi i motit për nesër

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26-28 gradë Celsius, shkruan Gazeta Express.

Sipas IHMK-së, edhe në vendet e rajonit do të mbajë mot i mirë dhe me diell.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Express/