Take a fresh look at your lifestyle.

Ky vend lejon koncertet për ata që kanë certifikata vaksinimi

Disa klube të natës në Berlin kanë organizuar ndeja mikpritëse për mysafirët e tyre në mjedise të jashtme, derisa kjo industri po mundohet të rihapet pas mbylljes së gjatë kundër pandemisë së koronavirusit.

Por ende nuk do të kthehet kultura e vërteta e jetës së natës në Gjermani. Klubeve u është lejuar hapja e ambienteve të jashtme për koncerte të vogla dhe performanca të tjera. Megjithatë, pjesëmarrëse u kërkohet paraprakisht testi negativ për KOVID-19 ose certifikata e vaksinimit.

Pronarët kanë thënë se kanë të drejtë të hapin tarraca ku shërbehen birra dhe të mbahen ngjarje të vogla, duke respektuar masat strikte të autoriteteve për ruajtjen e distancës. Kërkohet edhe mbajtja e maskës dhe respektimi i rregullave të higjienës.

Gjermania është përballur me vështirësi me menaxhimin e valës së fundit të pandemisë, duke u detyruar të vinte masa të ashpra kontrolli.