Take a fresh look at your lifestyle.

Misteret e shpellës së Haxhi Aliut në gadishullin e Karaburunit

Shpella e Haxhi Aliut ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës.

Kjo shpellë duket si një pikturë e vendosur nën bukurinë dhe madhështinë e ujërave të kristalta që e rrethojnë.

Sipas historisë kjo shpellë e ka marrë emrin nga ulqinaku, Haxhi Aliu.

Thuhet se Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehe mbrojtëse duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendasve në Karaburun.

Përveçse një atraksion turistik, kjo shpellë ka një pamje të mahnitshme, si dhe vlera gjeologjike pasi në të gjenden formacione që janë krijuar gjatë viteve e shekujve.

Ajo është shpella më e madhe e bregdetit shqiptar, me një lartësi në hyrje 60 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë ndodhet në skajin veriperëndimor të Kepit te Gjuhëzës.