Take a fresh look at your lifestyle.

Rusia e furnizon Serbinë me 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara

Serbia ka pranuar 30 tanke dhe 30 automjete të blinduara si donacion nga Rusia.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsa Stefanoviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Milan Mojsilovic morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 30 tankeve T-72MS dhe 30 makinave të blinduara të zbulimit BRDM-2MS si donacion nga Federata Ruse për Serbinë në Kazermën e Nishit “Mija Stanimiroviq”, shkruan rs.n1info.com.

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko vlerësoi se bashkëpunimi midis dy vendeve, veçanërisht ai ushtarak-teknik, është i mirë dhe ka një të ardhme.