Take a fresh look at your lifestyle.

Qeveria i jep leje zyrtarit të lartë të Beogradit që të hyjë në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, është duke qëndruar në Kosovë, përkatësisht në Komunën e Leposaviqit. Për vizitën e zhvilluar në Republikën e Kosovës, Petkoviq paraprakisht ka marrë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajmin se Petkoviq ka marrë leje për të hyrë në Kosovë e ka konfrmuar për Gazetën Express MPJD.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në konsultim me institucionet tjera përgjegjëse, i ka dhënë leje zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Gazetën Express.

Petkoviq do të qëndrojë dy ditë në Kosovë, përkatësisht më 24 dhe 25 maj.