Take a fresh look at your lifestyle.

Vetura e Komunës së Prizrenit bie në gropat që i hapi vetë

Një veturë e Komunës së Prizrenit ka mbetur e ngecur në gropat që janë hapur në këtë qytet.

Vetura, që sipas mediave lokale të Prizrenit i përket Inspektoratit të Komunës është bllokuar në gropat përreth shadërvanit si pasojë e punimeve që po i kryen Komuna në këtë pjesë, shkruan Reporteri.net.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale shihen qytetarët që përpiqen të japin ndihmën e tyre në tejkalimin e situatës.

Punimet në këtë pjesë të qytetit të Prizrenit janë duke vazhduar tash e disa kohë, derisa qytetarët janë ankuar për për neglizhencë.