Take a fresh look at your lifestyle.

Abdixhiku bashkë me Hazirin i shkojnë në takim Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim kryeministrit Albin Kurti.

Në Ndërtesën e Qeverisë, Kurti dhe Abdixhiku pritet të diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe përbashkimin e spektrit politikë për temat madhore.

Në këtë takim me Kurtin, Abdixhiku është i shoqëruar me nënkryetarin Lutfi Haziri.

Kurti ndërkaq gjatë ditës së djeshme u takua me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj teksa është refuzuar nga i pari i PDK-së, Enver Hoxhaj.