Take a fresh look at your lifestyle.

E vodhi kosën për prerjen e barit, arrestohet 25-vjeçari nga Vushtrria

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vushtrri pasi e ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Siç njofton Policia, kosa është konfiskuar dhe më pas i është kthyer pronarit.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Hetuesit policorë në Vushtrri, me datën 25 maj 2021, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale Vjedhje.

Arrestimi i të dyshuarit L. A., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti me datën 24 maj 2021, ka vjedhur një kosë për kositje të barit.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur kosa e vjedhur , ku pas procedurave të nevojshme verifikuese kosa i është kthyer pronarit.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.