Take a fresh look at your lifestyle.

Hiqet ora policore, Vitia aprovon kërkesën e kryetarëve të komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave për heqjen e orës policore.

Vitia ka dalë pro rekomandimit në takimin e sotëm virtual me kryetarët e komunave të Kosovës ku po diskutohet gjendja me pandeminë e COVID-19 si dhe masat e reja, shkruan lajmi.net.

Përveç orës policore, pritet të ketë edhe lehtësira tjera në ekonomi.

Masat e plota pritet të bëhen të ditura më vonë teksa pastaj pritet edhe votimi i tyre në qeveri. /