Take a fresh look at your lifestyle.

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, publikohen të dhëna tronditëse

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar detaje tronditëse nga rasti i përdhunimit nga 5 persona i një vajze 15 vjeçare në Mirditë, ngjarje që shokoi opinionin publik.

Në një lidhje me emisionin Open, Qyno u shpreh se përveç 5 personave që është faktuar se kanë abuzuar me vajzën, policia po heton edhe tre të tjerë. Gazetari u shpreh se numrat e tyre janë gjetur në telefonin e vajzës.

Tronditës është fakti se vajza merrej nga shkolla dhe përdhunohej. Ideatori i këtij krimi monstruoz është Artan Kaçorri, i cili kishte edhe një video intime të vajzës.

“Lidhja paraprake ka qenë me Artan Kaçorrin. Ky e ndiqte vazhdimisht vajzën, në shkollë dhe në shtëpi. Duhet se ka patur një pëlqim. Tundimi i vajzës erdhi kur Artan Kaçorri i ka dhuruar një telefon dhe një kartë sim të mbushur. Në 6 rastet që është dokumentuar abuzimi i vajzës, ajo është ndjekur nga shkolla në shtëpi. Në 4 raste është marrë nga shkolla dhe në 2 raste ka dalë vetë pa lejë nga shtëpia vonë mbasdite. Kemi të bëjmë me një vajzë që është 15 vjeçe dhe një institucion arsimor që ruhet nga policia dhe që ka dy punonjës social.

Rasti është skandaloz pasi dy nga përdhunuesit janë të martuar dhe kanë fëmijë. Me Artan Kaçorrin vajza ka shkuar 3 herë dhe 2 herë me Nik Lleshin. Situata ka qenë jashtë kontrollit. Vajza në rrëfimin e saj ka thënë se shantazhohej dhe sulmohej. Kemi 5 të arrestuar por po hetohen edhe 3 persona të tjerë, pasi ka tabulate telefonike. Janë dhe tre të tjerë që po verifikohen. Numrat e tyre janë gjetur në telefonin e vajzës. Video është gjetur në telefonin e Artan Kaçorrit pasi është arrestuar nga policia”, tha Qyno.