Take a fresh look at your lifestyle.

Ish-këshilltari i Thaçit ngacmon Kurtin për fotografitë me armë e ushtarë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit sa ishte president, Adil Behramaj, ka reaguar pas fotografive që janë publikuar sot nga ushtrimi ushtarak i quajtur “DefenderEurope2021” të cilin po e përcjellin nga afër edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Behramaj ka thënë se Kurti dukej shumë i ekzaltuar pranë armëve për herë të parë, derisa ka ironizuar me deklaratën e Remit se e ka pasur Kurtin bashkëluftëtar, shkruan Express.

“Shumë i ekzaltuar dukej sot Albin Kurti në këtë stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”. Pranë armëve për herë të parë. Ndoshta edhe automatikun e Remit ka mundur ta shoh ndonjëherë!”, ka shkruar Behramaj.