Take a fresh look at your lifestyle.

Kane te City punë e kryer, paga e tij është çmenduri e vërtetë

Harry Kane do të nënshkruajë për Manchester Cityn. Sulmuesi i Tottenham ka arritur marrëveshje me kampionët e Premierligës për një shifër astronomike.

190 milionë euro është shuma që do t’i kushtojë Cityt marrëveshja me kapitenin anglez. Kane do të bëhet futbollisti më i paguar në Premierligë më pagë javore 470 mijë euro në javë.

Ka gjasa që në pazar të futet edhe Gabriel Jesus që mund të bashkohet me Tottenham.

 

Kane kishte paralajmëruar largimin nga Spurs me një deklaratë publike.

“Dua të luaj në Champions League. Këtë sezon e kam shikuar këtë garë në televizzor, por janë ndeshje që una dua të luaj vet aty” kishte thënë Kane./Indeksonline/