Take a fresh look at your lifestyle.

Kapet sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve në Gjilan

Njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë, si dhe Administratën tatimore të Kosovës kanë realizuar një operacion në Gjilan ku gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit dhe cigareve

Dje gjatë ditës njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe ATK kanë kanë bastisur dy lokacione ku është hasur në mallra të kontrabanduara.

Në lokacioni e pare janë këto të gjetura këto mallra:

1.         Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   2120 kg

2.         Duhan i grirë i përpunuar refuz  = 440 kg

3.         Duhan i papërpunuar refuz  = 2600 kg

4.         Cigare pa banderola R@M  = 5000 pako = 100000 cigare

5.         Cigare pa banderola A@B, Merhaba = 540 pako= 10800 cigare

6.         Aditiv i lëngshëm , aromë për prodhim të duhanit ,, HERTZ@SELC  3x 25l = 75 litra

7.         Makinë e përdorur për paketim të duhanit Modeli SF 150 LW Nr.( 100kg )  = 1 pce

8.         Makina te përdorura per grirje te duhanit pa marka (rreth 400 kg ) = 2 pce

9.         Peshore elektrike pesha maksimale 40 kg = 2 pce

10.       Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga PVC- Najlloni = 1978 kg

11.       Ambalazh per paketim te duhanit me mbishkrim nga kartoni = 1162 kg

Në lokacioni e dytë janë këto të gjetura këto mallra:

1.         Duhan i grirë i përpunuar në paketime 0.5 kg  ( me mbishkrime )  =   223.5kg

2.         Cigare pa banderola Cosmopolitan 5500 pako = 110000 cigare

3.         Cigare pa Banderola CANGARO  2430 pako = 48600 cigare

4.         Cigare pa Banderola NORTH   3800 pako = 76000 cigare

5.         Cigare pa banderola WISTON 1250 pak = 25000 cigare

6.         Cigare pa banderola Pall Mall 166 pako= 3320 cigare

7.         Cigare pa banderola Marlboro Touch  60 pako = 1200 cigare

8.         Cigare pa banderola Marlboro  930 pako = 18600 cigare

9.         Cigare pa banderola Kuper 170 pako = 3400 cigare

10.       Filtera për cigare me mbishkrime te ndryshme 71 pako =  774000 copë.

Malli i gjetur është sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Derisa Dogana bën ftesë për qytetarëve për bashkëpunim  përmes 0800 50095 sepse vetëm së bashku ndërtojmë të ardhme./Indeksonline/