Take a fresh look at your lifestyle.

Zbulohet shifra e transferimit dhe dita e zyrtarizimit të Xhakës te Roma

Granit Xhaka do të jetë futbollist i ri i Romës. Marrëveshja për transferimin te skuadra e kryeqytetit italian është arritur.

Xhaka ndodhet aktualisht në pushime, ndërsa agjenti i tij ka kryer të gjitha detajet e largimit të tij nga topçinjtë.

18 milionë euro do t’i kushtojë Romës blerja e mesfushorit zvicërano-kosovar. Me shumë gjasa, zyrtarizimi i Xhakës do të bëhet të hënën e ardhshme.

Testet mjekësore futbollisti pritet t’i kryej në Portugali, ku edhe pritet të bashkohet në kamp me Romën./Indeksonline/