Take a fresh look at your lifestyle.

Gareth Bale kthehet te Real Madridi si lojtari më i paguar në klub – i pa dëshiruar, por me një trajner që ende beson në të

Pas 26 ditësh kur u eliminua nga 2020 Euro dhe 307 ditë pasi u huazuar te Tottenham, Gareth Bale është kthyer te Real Madridi.

Uellsiani është kthyer për vitin e fundit të kontratës së tij, dhe këtë herë ai është kthyer për të qëndruar.

Bale ka qenë një problem për Real Madridit në vitet e fundit dhe kjo verë nuk ka do të jetë ndryshe.

“Los Blancos” pushuan pak prej tij vitin e shkuar kur e huazuan te Spurs, dhe duket se ata nuk do të jenë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të këtij lloji këtë verë dhje duhet ta mbajnë.

Vetë lojtari dëshiron të qëndrojë dhe të kalojë vitin e tij të fundit në Real Madrid, por në mes janë edhe thashethemeve për një pension të parakohshëm.

Ai jo vetëm që dëshiron të vazhdojë të luajë, por dëshiron ta bëjë pikërisht këtë gjë te “Los Blancos”.

 

Real Madrid e ka kuptuar këtë gjë dhe duhet ta pranojë, ndërsa Bale mbetet lojtari më i paguar në klub dhe është një barrë e rëndë për tu mbajtur, veçanërisht pasi ka probleme edhe me dëmtimet.

Carlo Ancelotti, do të përpiqte të marr më të mirën prej tij, pasi marrëdhënia e uellsianit me Zinedine Zidanen nuk ishe e mirë.